×
  • Sport
  • Sport

    Qeni që parashikonte rezultatet e Kupës së Botës tregon se kush do ta fitojë ndeshjen e parë të Euro 2020

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 16:56

    Predikuesi i ndeshjeve të Kupës së Botës 2018, qeni me nofkën “salçiçja psiqike”, është rikthyer në aksion për kampionatin Europian, duke prediktuar fituesit e ndeshjeve kyçe, duke zgjedhur ushqimin e tij të preferuar nga ato tradicionalet e kombëtareve.


    Ai ka në dispozicion dy tentativa, nëse shkon tek i njëjti ushqim të dyja herët, atëherë ajo skuadër fiton, nëse shkon te ushqimi tjetër në tentativën e dytë, atëherë është një barazim.

    Qeni parashikoi një barazim për ndeshjen hapëse mes Italisë dhe Turqisë, duke shkuar një herë te spageti bolonjez e herën tjetër zgjodhi qebapin turk me mish qengji.

    Mbetet për t’u parë nëse do t’i dalë për t’u bërë i famshëm si oktapodi Pol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!