×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria e Kosovës e shpall Majlinda Kelmendin “Qytetare me merita të veçanta”, propozohet t’i jepet pagë mujore sa e një ministri

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 11:51

    Majlinda Kelmendi sot është shpallur nga Qeveria e Kosovës “Qytetare me merita të veçanta”.

    Xhudistja kosovare u nderua me këtë çmim për kontributin e dhënë në promovimin e sportit të xhudos në arenën vendore dhe ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.

    Po ashtu, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka propozuar që Majlinda Kelmendi të sponsorizohet me një pagë mujore sa e një ministri.

    “Propozoj që Majlinda të shpërblehet 1321.32 euro në muaj që është ekuivalente me pagën e ministrit të Kosovës”, ka thënë ai.

    Trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka ka reaguar me anë të një postimi duke u shprehur mirënjohës për vendimin dhe vlerësimin që po i bëhet Majlindës.

    ”Krenaria e popullit tim Majlinda me status të merituar! Mirënjohës për vendimin dhe vlerësimin për Kampionen tonë”, ka shkruar Kuka në postimin e tij.

    Majlinda Kelmendi është xhudistja më e suksesshme kosovare dhe medalistja e parë e artë olimpike në histori të Republikës së Kosovës./Gazeta Online Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!