×
  • Sport
  • Sport

    Quique Setien tregon arsyen se pse e ftoi Rey Manajn për ndeshjen me Getafen

    Reporteri
    14 Shkurt 2020 | 13:53

    Rey Manaj është ftuar për ndeshjen që Barcelona do ta zhvillojë nesër me Getafen në kuadër të javës së 24-të në La Liga


    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u transferua te Barcelona B gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai shpesh ka stërvitur me skuadrën e parë, shkruan Reporteri.net

    Quique Setien, trajneri i Barcelonës, e ka ftuar Manajn për ndeshjen kundër Getafes, dhe në konferencë për shtyp ka dhënë edhe arsyet mbi këtë vendim.

    “Rey Manaj është një lojtar me karakteristika të mira, ai mund të na japë shumë gjëra dhe kjo është arsyeja pse ne e kemi përfshirë atë në listë. Ai është një zëvendësim që mund të vijë në dispozicion,” ka thënë Setien. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!