×
  • Sport
  • Sport

    Rafinha pësoi dëmtim të rëndë, dhimbjet e tij i dokumenton në një film

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 12:07

    Ish-interisti Rafinha sapo është rekuperuar nga një dëmtim i rëndë në ligamentet e krociatit të gjurit të majtë dhe nëpërmjet një dokumentari me metrazh të shkurët ka dokumentuar të gjithë procesin e vështirë të riaftësimit të tij, që do të transmetohet ditën e shtunë në televizionin spanjoll.


    Dokumentari bazohet në konceptin filozofik të elasticitetit, fleksibilitetit dhe aftësisë ripërtëritëse, koncept të cilin futbollisti brazilian e ka vulosur në trupin e tij, duke e bërë tatuazh, pas dëmtimit të tmerrshëm në menisk.

    Në rrëfimin e rekuperimit të tij do të shfaqen edhe babai, Mazinho, kampion bote me Brazilin në vitin 1994, natyrisht i gatshëm për të këshilluar djalin e tij, dhe vëllai, Thiago Alcantara, mesfushori i Bayern Munich, sikurse dhe disa shokë skuadre te Barcelona: Ter Stegen, Sergi Roberto, Arthur dhe Coutinho. /Telesport/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!