×
  • Sport
  • Sport

    Rahoveci nuk ndalet, e mposht edhe Lipjanin

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 20:56

    Rahoveci ka vazhduar me fitore, duke mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 79:116 (12:36, 19:30, 27:28, 21:24), në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.


    Vreshtarët kanë qenë më të mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.

    Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 12:36, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e dytë, që e fituan 19:30. Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e barabartë, ku periudha e tretë përfundon 27:28 dhe ajo e fundit 21:24.

    Demarcus Stucky ishte më i miri te Lipjani me 40 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asitime, derisa te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 20 pikë për 20 minuta dhe Javis Howard me 18 pikë e 12 kërcime.

    Për Lipjanin kjo ishte humbja e 11-të nga 11 ndeshje të zhvilluara, kurse Rahoveci ka dhjetë fitore dhe një humbje. Vreshtarët janë në vendin e parë në renditje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!