Ramos ia sheh sherrin Kosovës, do të humb El-Clasicon

Mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madrid, Sergio Ramos, ka njoftuar se pas ndeshjes mbrëmë kundër Kosovës, ka mbetur i lënduar.


Ramos ka bërë të ditur se pas ndeshjes së djeshme, ka qëndruar në fushë për të kryer ca punë dhe ka ndjerë një shtrëngim në pulpin e këmbës së tij të majtë, ku pas testeve u konfirmua se ka një dëmtim të muskujve, gjë që ia rrezikon pjesëmarrjen në ndeshjet në Champions League ku Real Madridi ndeshët përballë Liverpoolit dhe gjithashtu mund ta humbas njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në ligë, atë përballë Barcelonës.

Njoftimi i Ramos:

E vëteta është se unë kam pasur disa javë të vështira. Operimi është gjithmonë një pushim sportiv dhe emocional. Për fat të mirë, për disa ditë jam ndjerë më mirë, por në futboll dhe në jetë, fati i keq gjithashtu luan një rol. Pas ndeshjes së djeshme, unë qëndrova për të bërë disa punë në fushë dhe ndjeva një shtrëngim në pulpin e kembws time të majtë. Sot iu nënshtrova testeve dhe u konfirmua se kam një dëmtim të muskujve. Ajo që dhemb më shumë është të mos jesh në gjendje të ndihmosh ekipin në këto lojëra jetësore të sezonit dhe të mos jesh në gjendje të jap diçka përsëri në fushë për gjithë dashurinë dhe energjinë që ju mw jepni. E tëra çfarë mund të bëj është të flas sinqerisht, të punoj shumë dhe të mbështes ekipin me shpirtin tim.