Sergio Ramos dhe Real Madrid janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.
Por, nuk përjashtohet mundësia që kapiteni i kampionëve të Spanjës të bëhet pjesë e një tjetër klubi në verë, pasi kontrata i përfundon më 30 qershor.
Gjithsesi kurrë nuk do të pranonte të luante për Barcelonën.
Këtë ai e ka shprehur ditën e sotme në konferencën e organizuar për publikimin e dokumentarit “Legjenda e Sergio Ramos”, që të gjithë do të mund ta shohin në Amazon.
Gjithçka nisi kur Ramos u pyet nëse do e pranonte te Reali argjentinasin Leo Messi.
“A do ta pranoja Messin në Madrid? 100 për qind, nuk kam asnjë dyshim për këtë. Unë madje do ta ftoja atë në shtëpinë time për ta ndihmuar (qesh)… Dhe diçka tjetër, unë kurrë nuk do të luaja për Barcelonën. Nuk do ta bëja diçka të tillë as për 50 milion euro në vit, as për 70 milion. Janë disa gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë kurrë. Është e pamundur”, është shprehur Ramos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.