×
  • Sport
  • Sport

    Ramsey ia vodhi golin Ronaldos, uellsiani tregon pse e bëri një gjë të tillë

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 12:17

    Juventusi mbrëmë e mposhti Lokomotivën e Moskës me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve


    Aaron Ramsey shënoi golin e parë për Juventusin në këtë takim, por mënyra se si realizoi uellsiani u komentua shumë, shkruan Reporteri.net

    Ky gol shumë lehtë mund ta kishte markën e CR7, i cili goditi nga gjuajtja e lirë, por Ramsey në një mënyrë ia ‘vodhi’ golin pasi shtyu topin në rrjetë.

    Ish-futbollisti i Arsenalit e pranon se i ka kërkuar falje Ronaldos për këtë ‘vjedhje’, derisa tregoi pse e bëri një gjë të tillë.


    “Mendova se portieri ishte shumë më afër meje dhe kishte një shans të prekte topin dhe mbase ta pastronte,” ka thënë Ramsey.

    “Instinkti im mori përsipër të sigurohej që ajo të kalonte. Unë i kërkova falje Cristianos,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!