Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick ka thënë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është jashtë duarve të tij, edhe pas het-trikut të së shtunës kundër Norwich Cityt.
Së bashku me het-trikun e tij të mëparshëm kundër Tottenhamit dy ndeshje më parë, Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar për Unitedit në një ndeshje të Ligës Premier në të cilën është përfshirë që nga fitorja në Leeds më 20 shkurt.
Paraqitje e mirë e portugezit ndaj Norwichit është vlerësuar lartë nga trajneri gjerman, Rangnick, por ai nuk siguron të ardhmen e Ronaldos në Old Trafford.
“Në fund, ky nuk është vendimi im. Cristiano ka edhe një vit në kontratën e tij. Ky do të jetë një vendim që menaxheri i ri do të marrë së bashku me bordin”, ka thënë fillimisht Rangnick.
“Por, ai tregoi kundër Tottenhamit dhe ndaj Norwichit se ai mund të jetë krijuesi i diferencës në ndeshje si kjo”.
“Nuk është rastësi që ai ka rekordin më të mirë të golave nga të gjithë lojtarët në histori”, përfundoi trajneri gjerman i Unitedit.
Ndryshe, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq këtë sezon, pasi ka shënuar 21 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat, ku 15 gola vijnë vetëm nga Liga Premier.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.