×
  • Sport
  • Sport

    Rapidi kërkon 8 milionë euro për Albion Rrahmanin, “dorëzohet” një skuadër europiane

    Reporteri
    06 Qershor 2024 | 11:18

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, ka marrë një ofertë zyrtare nga skuadrat europiane.

    Bëhet fjalë për Slavian e Pragës që ka shprehur interesim serioz për sulmuesin “Dardan”.

    Por, skuadra nga Republika e Çekisë është dorëzuar për shkak të çmimit që i ka vendosur Rapidi lojtarit kosovar. Flitet se skuadra rumune kërkoi plotë tetë milionë euro.

    Nga ana tjetër, për Rrahmanin ka interesime dhe nga skuadrat tjera, duke përfshi: Aston Villan, Benfican dhe Werder Bremenin.

    Kujtojmë se gjatë këtij sezoni, Rrahmani shënoi 19 gola në 30 paraqitje me fanellën e Rapidit. Vlera e tij në sajtin e njohur “Transfermark” shkon deri në 3.5 milionë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!