Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ka raportuar se Emiliano Sala dhe piloti David Ibbotson ishin ekspozuar ndaj monoksidit të karbonit para se avioni i tyre të rrëzohej në 21 janar.
Pas hetimit të tyre, AAIB pretendon se ata kanë gjetur gazin e rrezikshëm pasi kanë ekzaminuar trupin e argjentinasit, i cili u gjet disa ditë pas përplasjes.
“Testet e toksikologjisë zbuluan se pasagjeri kishte një nivel të lartë të ngopjes së COHb (produkti i kombinuar i monoksidit të karbonit dhe hemoglobinës)”, thuhet në raportin e AAIB, transmeton lajmi.net.
“Konsiderohet e mundshme që piloti gjithashtu do të ishte ekspozuar ndaj monoksidit të karbonit”.
“Buletini Special përfshin informacione faktike të vërtetuara të mbledhura në fazat e hershme të hetimit tonë”.
“Ai gjithashtu shpjegon lejet e avionëve dhe kërkesat e licencimit të pilotëve për një aeroplan të regjistruar nga SH.B.A. që kryen një fluturim ndërkufitar brenda Evropës me një pasagjer në bord”.
AAIB planifikon të publikojë një raport përfundimtar kur të përfundojë hetimin e tyre, i cili tashmë ka kaluar 205 ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.