×
  • Sport
  • Sport

    Rashica do ta mbajë barrën mbi supe te Werder Bremen – Ia merr penalltitë ‘shokut’ Klassen

    Reporteri
    22 Nëntor 2019 | 11:48

    Milot Rashica pritet të jetë ekzekutuesi i penalltive te Werder Bremen


    Davy Klassen po dështon nga 11-metërshi dhe trajneri i ëerderit, Florian Koehfeldt po mendon që ta ndryshojë ekzekutuesin e penalltive, shkruan Reporteri.net

    Milot Rashica po shihet si opsioni kryesor dhe këtë e ka bërë të ditur sot portali gjerman ‘Weserreport’.

    Ylli nga Vushtrria ka një shoqëri të mirë me Klassen, me dyshen që shpesh i komentojnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

    Por, Klassen ka humbur një penallti ndaj Monchegladbach dhe tani goditjet nga 11-metërshi pritet që t’i marrë përsipër Rashica.

    “Ndoshta dikush tjetër duhet të gjuajë penalltinë. Për fat të mirë ne kemi shumë futbollistë që mund ta bëjnë këtë,” ka thënë Klassen.

    Kujtojmë që gjatë këtij edicioni Rashica ka shënuar një herë nga penalltia, në ndeshjen kundër Frankfurtit. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!