×
  • Sport
  • Sport

    Rashica flet pas ndeshjes, tregon si e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 21:19

    Milot Rashica po del të jetë gjithnjë e më vendimtar te Werder Bremeni


    Werder Bremen luajti baras 2-2 me Frankfurtin, ndeshje në të cilën ylli kosovar shënoi gol nga penalltia në minutën e 90-të, shkruan Reporteri.

    Vushtrriasi mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, ani pse te Werderi 11-metershat i gjuan zakonisht Davy Klassen.

    “Jam ndier mirë. Zakonisht Davy Klaassen ka për detyrë të godas penalltinë, por kësaj radhe isha unë që mora përgjegjësinë dhe u tregova i saktë,” ka thënë Rashica pas ndeshjes.

    Ndryshe, ky ishte goli i dytë për Rashicën në dy ndeshjet e fundit me fanellën e ëerderit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!