×
  • Sport
  • Sport

    Rashica flet për golin kundër Heidenheimit: E pash hapësirën dhe më pas qëllova në shenjë

    Reporteri
    31 Tetor 2019 | 17:53

    Milot Rashica mbrëmë ishte protagonist i ëerder Bremenit në fitoren 4-1 ndaj Heidenheim në kuadër të Kupës së Gjermanisë


    Ylli nga Kosova është duke shkëlqyer me fanellën e ëerderit dhe dje shënoi një gol shumë të bukur kundër Heidenheim, shkruan Reporteri.net

    Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se i pëlqen të gjuajë nga ajo pozitë dhe se është i lumtur me golin që e shënoi.

    “Mua më pëlqen të gjuaj nga ajo pozitë. E pash hapësirën dhe më pas qëllova në shenjë. Nëse nuk tentoni, ju nuk mund të shënoni nga ajo pozitë,” ka thënë Rashica.

    “Jam i lumtur për golin tim. Dhe, ishte mjaft mirë që ne më pas shënuam edhe gola të tjerë”.

    “E kontrolluam mirë ndeshjen, por goli i hershëm ishte shumë i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që tani të nisim një ecuri të mirë së bashku”.

    Ndryshe, vushtrriasi ishte shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!