×
  • Sport
  • Sport

    Rashica i bënë dhurata fëmijëve të shkollës së futbollit në Vushtrri

    Reporteri
    26 Dhjetor 2021 | 16:55

    Ylli kosovar, Milot Rashica, këtë të diel i ka befasuar fëmijët e shkollës së futbollit në Vushtrri “El.Clasico”, duke iu bërë dhurata për festat e fundvitit.

    Dhuratat për fëmijët e shkollës, i ka bërë babai i Rashicës, Nexhmedini,

    “Në emër të futbollistit Milot Rashica, dhurata për fëmijët e shkollës tonë i ndau babai i tij Nexhmedini, të cilët i falendërojmë për këtë gjest që tregon vlerat humane dhe sportive që ka Miloti dhe familja e tij. Ne, e falënderojmë dhe i urojmë shumë suksese Milotit, idolit të krejt fëmijëve shqiptarë”, ka shkruar shkolla e futbollit “El.Clasico” në faqën e tyre në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!