×
  • Sport
  • Sport

    Rashica i gatshëm për t’u rikthyer në aksion te Werder Bremen

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 17:50

    Florian Kohfeldt ka bërë të ditur se Milot Rashica pritet të përfshihet në skuadër për ndeshjen kundër Freiburgut


    Werderi këtë fundjavë luan me Freiburgun dhe pas një kohe të gjatë ‘Raketa’ kosovare pritet të luajë së bashku me skuadrën, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Bremenit, Florian Kohfeldt në deklaratën e fundit ka zbuluar se Rashica është në dispozicionin e tij për ndeshjen e ardhshme.

    Kohfeldt ka thënë se Miloti është i gatshëm për këtë takim, por jo për 90 minuta të plota pasi së fundi ai është rikthyer nga lëndimi.

    “Tri ditë pushim ishin mirë për të gjithë. Unë kam të gjithë futbollistët e mi në dispozicion. Toprak dhe Mohwald nuk mund të luajnë 90 minuta, por janë të gatshëm. Gjithashtu edhe Milot Rashica,” ka thënë Kohfeldt. /Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!