×
  • Sport
  • Sport

    Rashica ik, s’ka sen prej këtij Werderi

    Reporteri
    21 Dhjetor 2019 | 17:26

    Para paka çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet FC Koln dhe Werder Bremenit, duel ky që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17’të në Bundesligë.

    Skuadra e Rashicës pësoi humbjen e katër rresht, ku tashmë duhet të luftojnë për mbijetesë në Bundesligën gjermane, shkruan Reporteri.net.

    Pjese e këtij takimi nga minuta e parë ishte edhe Milot Rashica, i cili dhuroi një përformancë të mirë, por që fatkeqësisht nuk arriti të realizoi gol.

    Takimi, FC Koln – Werder Bremen u mbyll në 1:0, me golin e shënuar nga Cordoba në minutën e 39’të takimit.

    Sulmuesi kosovar, po tregon paraqitjet të mira në çdo ndeshje për skuadrën gjermane, por ai nuk po shpërblehet me fitoren në fund, dhe me ofertat që tashmë ai ka, duhet ta mendoj largimin sa më parë.

    Kujtojmë se këtë muaj Rashica ka pranuar një lajm të madh, pasi “Transfermarket” ia ka vendosur atij vlerën prej 35 milionë euro.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!