Kosova nuk ia dola që ta mposhtë Çekinë në sfidën e rëndësishme për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.
Çekët e mposhtën Kosovën me rezultat minimal 2:1 dhe kështu siguruan biletën për në Evropian, ndërkaq pas ndeshje foli edhe sulmuesi, Milot Rashica i cili tha se sot me kombëtar nuk funksionoi asgjë, përcjellë reporteri.net.
“Pjesa e parë ishte më e dobëta që e kemi luajtur deri me tash, por besoj qe Çekia luajti një loje shumë të mirë dhe janë angazhuar më mirë”, tha fillimisht Rashica për SS.
“Ne e kemi lojën tonë me pasime, por sot nuk funksionoi, sot nuk kane funksionuar shumë gjëra. Kemi humbur jashtëzakonisht shumë topa dhe e patëm shumë të vështire me dal përpara. Sot e vetmja gjë qe ka funksionuar kanë qenë ‘Dardanet’.
“Shpresojmë të shikojmë se çfarë kemi bërë keq dhe te përmirësohemi. Shumica e lojtareve nuk kemi luajtur shume lojë internacionale më herët, ka qenë përvojë e mirë dhe prapë besoj që ky nuk është realiteti”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.