×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Nuk funksionoi asgjë me Kombëtaren, i falënderojë ‘Dardanët’ për atmosferën sonte

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 23:28

    Kosova nuk ia dola që ta mposhtë Çekinë në sfidën e rëndësishme për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.


    Çekët e mposhtën Kosovën me rezultat minimal 2:1 dhe kështu siguruan biletën për në Evropian, ndërkaq pas ndeshje foli edhe sulmuesi, Milot Rashica i cili tha se sot me kombëtar nuk funksionoi asgjë, përcjellë reporteri.net.

    “Pjesa e parë ishte më e dobëta që e kemi luajtur deri me tash, por besoj qe Çekia luajti një loje shumë të mirë dhe janë angazhuar më mirë”, tha fillimisht Rashica për SS.

    “Ne e kemi lojën tonë me pasime, por sot nuk funksionoi, sot nuk kane funksionuar shumë gjëra. Kemi humbur jashtëzakonisht shumë topa dhe e patëm shumë të vështire me dal përpara. Sot e vetmja gjë qe ka funksionuar kanë qenë ‘Dardanet’.

    “Shpresojmë të shikojmë se çfarë kemi bërë keq dhe te përmirësohemi. Shumica e lojtareve nuk kemi luajtur shume lojë internacionale më herët, ka qenë përvojë e mirë dhe prapë besoj që ky nuk është realiteti”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!