×
  • Sport
  • Sport

    Rashica nuk lëvizë nga Bundesliga, verën e ardhshme iu bashkohet ‘Milionerëve’

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 14:18

    Milot Rashica nga sezoni i ardhshëm mund të jetë pjesë e Dortmundit


    Ylli kosovar po kalon në një formë të mrekullueshme dhe për të tashmë kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha, shkruan Reporteri.net

    Altin Lala, menaxheri i futbollistit ditë më parë ka bërë të ditur se për vushtrriasin po interesohen katër apo pesë klube.

    Njëri nga këto klube është Dortmundi, të cilëve u shënoi gol javën e kaluar në barazimin 2-2 në Signal Iduna Park.

    Image

    ‘Milionerët’ dëshirojnë ta transferojnë në skuadër Milotin, pasi pritet që ta shesin Jadon Sanchon dhe kosovari po shihet si zëvendësues ideal i yllit anglez./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!