Rashica është takuar me shokun te skuadra e Werder Bremen dhe portierin e Cekisë, Jiri Pavlenka. Duke bërë shaka, Rashica i ka thënë atij se pikët do të mbesin në Prishtinë.
Numri 7 i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, do të jetë mungesa më e madhe e Dardanëve të shtunën në Fadil Vokrri kundër Çekisë.
Ai është lënduar në start të sezonit në Bundesliga dhe do të mungojë për disa javë.
Sido që të jetë, Rashica tashmë gjendet në Prishtinë për t’i përkrahur moralisht lojtarët.
Para ndeshjes së nesërme, Miloti është takuar me portierin e Çekisë, Jiri Pavlenka, me të cilin luajnë te skuadra e Werder Bremen.
Rashica ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram, teksa ka shkruar: “Tre pikë mbesin në Prishtinë, më fal vëlla”.
Përveç Rashicës, në ndeshjen që zhvillohet të shtunën nga ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të mungojnë edhe Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli, Herolind Shala e Arbër Zeneli. /Gazeta Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.