Milot Rashica është njëri nga lojtarët më në formë që ka Kombëtarja e Kosovës
Ai po kalon një tjetër sezon të madh në aspektin individual, pasi klubi i tij, ëerderi, nuk është duke qëndruar në pozitë të mirë në Bundesligë, shkruan Reporteri.net
Miloti është aktiv edhe në rrjetet sociale ku shpesh herë ndanë momente nga jeta e tij me ndjekësit e shumtë që ka.
Vushtrriasi sot e ka postuar një foto në Instagram ku edhe ka shkruar:
“Jeta është e mirë. Mos harroni të buzëqeshni”.
Por, si gjithnë, Florent Hadërgjonaj dhe shokët tjerë të tij te Kombëtarja e Kosovës gjejnë kohë për t’u talluë në komente.
“Spo kallxon,” shkruan Hadërgjonaj.
“A me kesh,” i thotë Hekuran Kryeziu.
“Faleminderit që na kujton,” i ka komentuar Atdhe Nuhiu.
Ndryshe, atmosfera te lojtarët e Kombëtares është fantastike ku lojtarët vazhdimisht komentojnë me njëri tjetrin dhe shihet se kanë një shoqëri mjaft të mirë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.