Milot Rashica do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për ndeshjet e muajit shtator
Ylli nga Vushtrria ka pësuar një lëndim kohë më parë me skuadrën e tij, Werder Bremen, ndërsa rikthimi i tij në fushë pritet të jetë kah fundi i muajit shtator, shkruan Reporteri.net
Edhe pse nuk do të jetë në fushë, Rashica ka ‘tentuar’ që ta ndihmojë Kombëtaren e Kosovës.
Jiri Pavlenka, portieri i Çekisë që e ka Rashicën bashkëlojtarë te Werderi ka treguar një gjë interesante në prag të këtij takimi.
Miloti e ka ftuar Pavlenkan në një festë në shtëpinë e tij, vetëm për t’ia humbur energjinë portierit çek.
“Rashica më ka ftuar në shtëpi për një festë të madhe. Kështu unë do të humbisja energji dhe nuk do ta isha në formë me Kosovën”, u shpreh Pavlenka duke qeshur.
Ndryshe, Kosova dhe Çekia do përballen në Fadil Vokrri të shtunën me fillim nga ora 15:00./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.