×
  • Sport
  • Sport

    Rashica konfirmon statusin e legjendes: Nuk e ndërroj Kosovën edhe po të më kërkonin 100 kombëtare tjera

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 20:35

    Futbollisti Milot Rashica edhe një herë ka treguar se sa shumë është i lidhur me vendlindjen.


    Ai ka thënë se nuk do të largohej nga Kosova edhe po ta kërkonin 100 kombëtare të tjera të futbollit.

    Këtë javë, në televizonin First Channel ka shpalosur detaje të jetës dhe karrierës së tij, duke zbuluar edhe disa të pathëna.

    Ka thënë se është krenar që është pjesë e “Dardanëve”, dhe është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Bullgarisë, ditë më parë.

    I pyetur sa a ka gjasa të ndërronte kombëtaren, ai ka thënë se Kosovën nuk do ta linte kurrë, edhe po ta kërkonin 100 shtete tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!