×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Shpresoj të vazhdoj me gola, e rëndësishme që luajtëm mirë sërish si ekip

    Reporteri
    29 Mars 2022 | 20:30

    Kosova ka luajtur baraz 1:1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Letzingrud” të Cyrihut.

    Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

    “Shpresoj me vazhdu kështu [së shënuari gola]. Kryesorja sërish zhvilluam ndeshje të mirë. Patëm raste me e fitu krejt ndeshjen.

    Sonte luajtëm me kundërshtar të fortë dhe e kemi matur veten se ku jemi”, u shpreh Rashica pas ndeshjes.

    Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!