Në sezonin e ri, ai do ta mbajë fanellën me numrin 7.
Vushtrriasi në një përgjigje për faqen zyrtare të klubit në Instagram, ka treguar edhe arsyet pse ka zgjedhur këtë numër, shkruan Reporteri.net.
“Këtë numër e kam mbajtur edhe në Holandë si dhe e kam te Përfaqësuesja”, tha shkurtimisht Rashica.