Numri 7 i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, i cili përsëri do të mungojë në ndeshje, ka dhënë një mesazh unik në prag të ndeshjes së madhe me Anglinë.
Rashica ka shkruar në Instagram se ëndrra mund të bëhet realitet kur grupi është bashkë, duke aluduar në shokët e skuadrës, shkruan Reporteri.net.
“Ëndrra që ëndërron i vetëm, është vetëm ëndërr. Ëndrra që ëndërrojmë së bashku, është realitet. Forca Kosova”, ka shkruar Rashica.
Në ora 20:45, Kosova zhvillon ndeshjen si mysafir i Anglisë, që është e para në grup.
Milot Rashica, i cili është i lënduar, nuk është i vetmi që mungon. Edhe Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala, nuk do të paraqiten në këtë ndeshje./Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.