Kosova ka shënuar fitore madhështore në tempullin e madh të Fadil Vokrrit, pasi mposhti Çekinë me rezultat 2:1.
‘Dardanët’ me këtë fitore tani grumbullojnë 8 pikë, pas 4 ndeshjeve të luajtura dhe janë në pozitën e parë, së paku deri sa të përfundojë ndeshja Angli – Bullgari, shkruan Reporteri.net
Menjëherë pas ndeshjes ka reaguar edhe kapiteni i parë i Përfaqësueses së Kosovës, Anel Raskaj i cili nuk ka mundur ta fshehë gëzimin e madh.
“Kosova 2-1 Czech Republic. Qfar lojtar Kosoooovaaa qe japin krejt qka kan ne fush ekipi Fantastik perkrahja Fantastike flm shum. Ëhat a team. Gladiators. Next England”, ka shkruar Raskaj në facebook.
Kosova pas tri ditësh udhëton për në St Marys Stadium, atje ku do të përballet me ‘Tre Luanët’ e Anglisë, sfidë kjo që bartë në vete të ardhmen e ‘Dardanëve’ në këto kualifikime./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.