×
  • Sport
  • Sport

    Rast i ri me COVID-19 në Ligën Premier

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 22:22

    Liga Premier ka konfirmuar se një person është i infektuar me coronavirus në raundit e fundit të testimeve.


    Në këtë rreth, 2.071 testime janë bërë në lojtarë dhe staf të klubeve nga data 6 korrik deri më 12 në projektin rigoroz ‘Projekti i Rikthimit’.

    Në testimet që ishin bërë nga 29 qershori deri më 5 korrik nga 1.973 teste, asnjë lojtar apo anëtar i stafit nuk kishte rezultuar pozitiv.

    “Liga Premier mund të konfirmoj se nga data 6 korrik deri më 12 korrik – janë bërë 2,701 testime në lojtarët dhe stafet e klubeve, ku një person ka rezultuar pozitiv”, thuhet në komunikatë.

    Liga angleze nuk ka dashur të zbulojë klubin apo emrin e personit, pasi dëshiron që t’i ruhet privatësia dhe të vazhdojnë të luajnë tri xhirot e mbetura

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!