Milan Jovanoviq ka thënë se Ilja Iviq duhet të largohet nga Kosova dhe të pret që të ftohet në të ardhmen nga Serbia
Ilja Iviq, djaloshi që luan te Flamurtari dhe që ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-19 e Kosovës është emri më i përfolur këto ditë, shkruan Reporteri.net
Pas një kronike të cilën ia kishte bërë Telegrafi, erdhen reagime të shumta, e më së keqi e pësuan prindërit e Iviqit.
Ata u larguan nga puna në Komunën e Graçanicës pasi djali tyre kishte pranuar ftesën që të luante për Kombëtaren U-19 të Kosovës.
Ky rast ka bërë bujë të madhe në Kosovë dhe Serbi, derisa Milan Jovanoviq, ish-futbollisti i Liverpoolit, i cili llogaritet si njëri nga transferimet më të dështuar në histori të klubit të madh anglez ka thënë se Ilja nuk duhet të pranojë ftesën e ‘Dardanëve’.
“Nëse do të ishte e nevojshme, do të prisja ftesën e vendit tim deri në moshën 33 vjeç. Për sa kohë që ka një mundësi që unë të luajë, do të prisja Serbinë kështu duhet të bëjë edhe ai,” ka thënë Jovanoviq.
“Pavarësisht nga nevoja që një lojtar të fitojë afirmim të mëtutjeshëm në botën e futbollit, ka disa linja të kuqe që nuk duhet t’i kalojë.
“Nëse pyetem unë, kurrë Serbia nuk do të bëhej kampion nëse për të luajnë 11 brazilianë. Për mua një titull me vlerë ka kur vjen nga serbi si Novak Djokoviq, Milos Teodosiq, Vanja Grbiq, Asmir Kolasinac. Me këta identifikohet Serbia, kështu duhet të veprojë edhe Ilja Iviq,”. /Reporteri.net/