Real Madridi ka bërë debutimin në La Ligën e femrave dhe Kosovare Asllani është bërë protagoniste.
Emri i saj do të mbahet mend gjatë pasi që bëhet golashënuesja e parë në histori të klubit.
Lojtarja shqiptare ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Twitter, duke u shprehur shumë krenare për këtë moment historik për të.
Really proud moment to score the first ever goal in the history of @realmadridfem today. Although disappointed to only get one point. We keep working and improving, vamos equipo!
Historia que tú hiciste, Historia por hacer! #halamadrid pic.twitter.com/85yxaehNBQ— Kosovare Asllani (@KosovareAsllani) October 11, 2020
“Një moment vërtetë krenar për të shënuar sot golin e parë ndonjëherë në historinë e @realmadridfem”.
“Edhe pse të dëshpëruar që morëm një pikë. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohemi”, ka shkruar Asllani.
Kosovare Asllani cilësohet si njëra ndër lojtaret më të mira te ekipi i femrave te Real Madridi dhe tani ky gol natyrisht se do të jetë motiv shtesë për të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.