×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi i Messit në rrjetet sociale pas debutimit dhe golit të parë te Inter Miami

    Reporteri
    22 Korrik 2023 | 10:24

    Lionel Messi ka reaguar në rrjetet sociale pas debutimit të tij me Inter Miami, ku edhe shënoi një supergol për fitoren e ekipit të tij të ri.

    Mëngjesi i sotëm (e shtunë) solli debutimin e Messit me ekipin e Mayor League Soccer, Inter Miami, në një ndeshje të Kupës së Ligës ndaj Cruz Azul.

    Ishte pikërisht ylli argjentinas që ia dhuroi fitoren 2-1 ekipit të tij, duke shënuar një supergol nga goditja e lirë në minutat shtesë.

    Messi u inkuadrua në lojë në minutën e 54-të dhe ky debutim nuk kishte si të ishte më i mirë për të dhe tifozët e Inter Miamit.

    “Shkojmë!!! Ishte shumë e rëndësishme që ta nisnim këtë Kupë të Ligës me një fitore për ne dhe gjithashtu për të gjithë njerëzit tanë. Vazhdojmë…”, ka shkruar Messi në profilin e tij në Instagram.

    Përveç shkrimit, Messi në postim ka shtuar edhe dhjetë fotografi të ndryshme nga dita e ndeshjes.

    Një nga pamjet më mahnitëse të mbrëmjes ishte momenti kur bashkëpronari i klubit, David Beckham, u pa me lot në sy pas golit të Messit.

    Ndeshjen e radhës, po në Kupën e Ligës, Inter Miami do ta luajë më 26 korrik në kundër Atalantas

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!