Neymar ëndërronte që të rikthehej te Barcelona, por klubi spanjoll nuk arriti që të bënte marrëveshje me PSG-në, me 27 vjeçarin që kishte shpërthyer në lot kur e kishte kuptuar se do të qëndronte në Francë për të paktën edhe një edicion
Ylli brazilian ka qenë i lidhur vazhdimisht me një rikthim te Barcelona vetëm dy vite pasi u largua nga Camp Nou për në Parkun e Princave për shumën rekorde prej 222 milionë euro, shkruan Reporteri.net
Barcelona ofroi 107 milionë euro si dhe tre lojtarë. PSG dëshironte mbrojtësin Jean-Clair Todibo, mesfushorin Ivan Rakitic dhe sulmuesin Ousmane Dembele.
Dy lojtarët e parë u pajtuan për të kaluar te kampioni i Francës, por ishte Dembele që refuzoi të ishte pjesë e kësaj marrëveshje.
‘El Chiringuito’ ka raportuar se Neymar nuk ka mundur të ndalej së qari kur e ka kuptuar se ai do të qëndrojë te PSG edhe për një edicion dhe se rikthimi te Barça mbeti vetëm ëndërr./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.