×
  • Sport
  • Sport

    Reagimi qesharak i Bruno Fernandes kur mori vesh se do ishte kapiten ndaj PSG

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 11:17

    Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve fillon sonte, dhe tifozët e futbollit po presin disa ndeshje emocionuese.


    Derbi luhet në Paris, ku PSG mirëpret Manchester United. Parizienët duan hakmarrje sepse Djajtë e Kuq i eliminuan ata në fazën e nokautit dy sezone më parë, transmeton lajmi.net.

    Javët e fundit nuk ka pasur një atmosferë të mirë në ekipin e Solskjaer. Madje është përfolur se Bruno Fernandes dëshiron të largohet nga klubi në janar, gjë që sigurisht do të jetë një goditje e madhe për United.

    Portugezi është lojtari më i mirë i United dhe duket se klubi po punon për të ndryshuar mendim. Solskjaer vendosi gjatë konferencës për shtyp që portugezi të ishte kapiten i ndeshjes kundër PSG, dhe kjo e befasoi vetë lojtarin.

    Se sa u befasua Bruno nga ky vendim i trajnerit, tregon më së miri momenti kur norvegjezi zbuloi para gazetarëve se sonte do të marrë shiritin e kapitenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!