×
  • Sport
  • Sport

    Reagojnë “Skifterat” pasi Munishi nuk do të jetë trajner i SC Gjilanit

    Reporteri
    25 Prill 2022 | 14:17

    Ismet Munishi më nuk do të vazhdojë punën e tij si trajner tek skuadra e SC Gjilanit, ku për këtë kanë reaguar edhe nga tifogrupi i kësaj skuadre, “Skifterat”, shkruan Reporteri.net. 

    Me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook, “Skifterat” kanë falënderuar tashmë ish trajnerin e tyre, Munishin, teksa shprehën mirënjohjen dhe falënderimin për çdo gjë që ai dhuroi në klubin e Gjilanit.

    “Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona”, thuhet në postimin e “Skifterave”.

    Skuadra nga Gjilani dhe trajneri Munishi i kanë ndarë rrugët pas disfatës që pësoi dje nga skuadra e Dukagjinit.

    Këtë e kanë konfirmuar nga klubi i Gjilanit për Gazetën Online, Reporteri.net, ku së shpejti pritet të dalin me njoftim zyrtar vetë klubi.

    Ismet Munishi ishte zyrtarizuar si trajner i SC Gjilanit në mars të vitit 2021.

    Postimi i plotë:

    Falemnderit Ismet Munishi ?

    Shprehim mirënjohjen dhe falemnderimin tonë për gjithçka që dhurove në klubin tonë!

    Fatkeqsisht, rrugëtimi ynë i përbashkët nuk përfundoi ashtu siç deshtëm dhe kjo na solli në situatë për të ndarë rrugët tona!

    Falemnderit për korrektësinë, do të na mungoj adrenalina dhe dëshira jote e zjarrtë për luftën e madhe në fushë!

    Me respekt ?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!