×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Arnautovic, tenton të ‘hesht’ akuzat ndaj tij për racizëm: Kërkoj falje, t’i harrojmë gjërat që nuk janë pjesë e futbollit

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 15:31

    Marko Arnautovic ka reaguar pas akuzave që ka ofenduar lojtarin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.


    Pas shënimit të golit Arnautovic shpërtheu dhe u desh që ta mbanin shokët e skuadrës për të mos eskaluar shumë.

    Mediat shkruajnë që futbollisti i Austrisë, ka thënë: “Të q…. nënën shqiptare”, duke ia lexuar buzët.

    Sigurisht ky lajmi është bërë aktual dhe shumë prej shikuesve të EURO 2020, kërkojnë dënimin e tij.

    Lojtari ka reaguar duke thënë se nuk është racist dhe nuk do të jetë kurrë një i tillë, duke shtuar se ishte një betejë fjalësh mes tij dhe lojtarëve të Maqedonisë së Veriut.

    “Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë një i tillë. Ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë në tjetrën”.

    “Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota”.

    “Isha i lumtur, natyrisht kishte fjalë që më lënduan gjithashtu. Ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes emocionesh. Për të gjithë njerëzit që janë ndjerë të prekur: Më vjen keq, më vjen keq, më vjen keq. Le t’i harrojmë të gjitha këto, nuk janë pjesë e futbollit”, ka thënë Arnautovic.

    Ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut u mbyll me fitores e austriakëve 3-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!