×
  • Sport
  • Sport

    Reagon motra e Cristiano Ronaldos pas mungesës së tij në funeralin e Diogo Jotas

    Reporteri
    06 Korrik 2025 | 12:51

    Katia Aviero, motra e Cristiano Ronaldo ka reaguar pasi mungesa superyllit portugez në varrimin e ish-lojtarit të Liverpool, Diogo Jota shkaktoi shumë polemika.

    Katia tha se vëllai I saj nuk mund të shkojë në dasma dhe varrime pasi do ta largonte “vëmendjen e vertetë”.

    Dhe shtoi se kushdo që i dërgon mesazhe duke e kritikuar do ta bllokojë.

    “Cristiano Ronaldo është një figurë mediatike. Kudo që shkon, ka një bujë. Vëllai im nuk mund të shkojë në dasma, sepse kjo do të largonte vëmendjen e vërtetë. Ai nuk mund të shkojë në festën e ditëlindjes së një nipi, ose në një event timin. Ai nuk mund të shkojë në një kafene, në një tarracë, për arsye të qarta”, shkroi Aviero.

    “Nëse dikush më dërgon mesazhe duke kritikuar ndonjë gjë për vëllain tim, unë do ta bllokoj. Me fjalë të tjera, do ta bëjnë vetëm një herë. Fanatizmi dhe kritikat për asgjë janë të lodhshme”, shtoi ajo.

    Diogo Jota ishte në makinë me vëllanë e tij, André, 25 vjeç, i cili gjithashtu vdiq. Aksidenti besohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut në zonën e Zamorës në Spanjë, pas një rrëshqitjeje që çoi në djegien e makinës pranë kilometrit të 65-të të autostradës A52, pranë Palacios de Sanabria.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!