UEFA sot ka bërë të ditur se kampioni i Kosovës në futboll i cili do të shpallet këtë edicion nuk do të luajë në rrethin parakualifikues, pra skuadra që zë vendin e parë në Kosovë shkon automatikisht në rrethin e parë kualifikues në Ligë të Kampionëve, përcjell Reporteri.net.
Për këtë ka reaguar edhe trajneri i skuadrës së SC Gjilanit, Ismet Munishi, ku me anë të një postimi në Facebook tha se i vjen shumë mirë që çdo herë ka qenë ai që ka kontribuoar mbrojtur si dhe promovuar Ligën e Kosovës, siç e quan ai “shtetit amë”.
Trajneri i Gjilanit thotë se ky lajmë është përgjigjjja më e mirë për ata që e kanë nënvlerësuar, nënçmuar si dhe injoruar Superligën e futbollit në Kosovë.
Postimi i plotë:
Me vjen shumë mirë që gjithmonë kam qenë ai që kam kontribu , mbrojt dhe promovu ligen e Kosoves shtetit amë .
Ndersa për ata që e kan nenqmu , nenvlersu dhe injoru ky lajmi i sotit eshte pergjigja ma e mirë .
???
?????????
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.