×
  • Sport
  • Sport

    Reagon Ponte Prizreni pas rrahjes: Kjo erdhi si pasojë e delegimit katastrofik të gjyqtarëve

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 20:19

    Ekipi i Ponte Prizrenit ka reaguar pas përleshjes që ndodhi sot në takimin mes tyre dhe Pejës.


    Ekipi vendas thotë se kjo erdhi si pasoj e neglizhencës së Komisionerit të garave, Faton Kurshumliu, i cili sipas Ponte Prizrenit me delegim katastrofik të gjyqtarëve e solli fatin e ndeshjes deri te përleshja.

    “Në fund çerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rëndë jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pati autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët pejanë, konkretisht Brandon Walters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeç”.

    Ponte ka njoftuar se të lënduarit kanë hapur rast në polici dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca.

    “Kryesia e klubit tani do marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!