×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid dhe PSG futen në garë për Pogba, Juventusi nuk është favorit

    Reporteri
    18 Prill 2022 | 17:05

    Drejtuesit e klubit të Juventusit janë të interesuar për të nënshkruar me Paul Pogba në një transferim të lirë në verë, por konkurrenca nga Paris Saint-Germain dhe Real Madrid duket të jetë e ashpër, përcjell Reporteri.net.

    Kontrata e mesfushorit francez 29-vjeçar skadon me Manchester United në fund të këtij sezoni dhe ai nuk është i interesuar rinovojë me klubin anglez.

    E, këto nuk kanë qenë gjashtë vite më të mira për Pogba, kështu që një lëvizje e tij në tregun e trasferimeve pritet.

    Siç raporton SportMediaset, Juventusi është i përfshirë seriozisht në garën për të nënshkruar me Pogba në merkaton e ardhshme të verës, por ata do të duhet të luftojnë kundër Real Madridit dhe PSG-së, të cilët janë aktualisht favoritët për nënshkrimin e tij.

    29-vjeçari francez luajti katër vite në Torino me Juventusin dhe kjo mund të ndikojë në vendimin e tij, megjithëse siç raportohet nga Marca ai duket të jetë i ndjekur edhe nga klubi i PSG-së, pasiqë dëshirojnë që të ia marrin nga duart Los Blancos atë, pasi që të njëjtit ia kanë vënë “shikimin” yllit të tyre, Kylian Mbappe, të cilin pritet të transferojnë në afatin e verës me kosto zero.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!