×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid i gatshëm ta shes Asension

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 12:32

    Anësori i Real Madridit, Marco Asensio ka shprehur dëshirën që të largohet nga Madridi.

    Siç raporton El Nacional, Real Madrid, janë të gatshëm që ta lejojnë largimin e reprezentuesit spanjoll, mirëpo klubet që janë të interesuara për të duhet të paguajnë hiç më pak se 25 milionë funte.

    Asensio mbron ngjyrat e klubit madrilen për shumë sezone, njëkohësisht ishte njëri ndër lojtarët kyç në suksesin e ‘Los Blancos’ vitet e kaluara.

    Asensio tash e disa kohë është në radarin e disa klubeve angleze si: Manchester United dhe Arsenal.

    Për të, më parë ishin të interesuara edhe klube si Liverpool dhe Bayern Munchen, por që deri më tani ende nuk është raportuar për ndonjë ofertë serioze në drejtim të tij.

    Asensio deri në këtë fazë të sezonit është paraqitur në 33 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat, duke kontribuar me 10 gola dhe 1 asist.

    Vlera e kartonit të futbollistit të Madridit, sipas Transfermarkt vlerësohet në 40 milionë euro. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!