Real Madridi, megjithatë do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.
Këtë e konfirmoi klubi në faqen e zyrtare, pas intervistës së Ancelottit ku tha se nuk do të merrte pjesë.
“Real Madrid CF njofton se pjesëmarrja e tij në Botërorin e ri të Klubeve që do të organizohet nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024/2025 në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje.
Prandaj, klubi ynë do të garojë, ashtu siç është planifikuar, në këtë kompeticion zyrtar që përballemi me krenari dhe me entuziazëm maksimal për t’i bërë miliona tifozët tanë në mbarë botën të ëndërrojnë sërish një titull të ri”.
Real Madridi, përndryshe është skuadra më e suksesshme e këtij kompeticioni ku u shpall 5 herë kampion.
Kujtojmë që Real Madridi, do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve ku nga viti i ardhshëm do të ndryshojë formatin në 32 skuadra, dhe do të mbahet në verë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.