Për dy klube gati diametralisht të kundërta në aspektin e besimeve, Reali i Madridit dhe Barcelona do të ecin krah për krah kundër kundërshtarit të përbashkët dhe të përkrahin ndryshimet strukturore të kalendarit të brendshëm dhe Europian.
Të dy klubet janë në dijeni që në këtë rast, janë më të forta kur janë të bashkuara dhe ata tashmë e kanë bërë të qartë që përkrahin propozimin e Luis Rubiales që të ndryshojnë edhe Superkupën e Spanjës edhe Kupën e Mbretit, shkruan Marca, përcjell Reporteri.net
Kjo mbështetje publike për Rubiales dhe Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), u bë e qartë nga dy gjigantët të cilët ia kthyen shpinën propozimit të LaLiga Santander për t’i refuzuar ndryshimet.
Florentino Perez dhe Josep Maria Bartomeu janë dy njerëz të ndryshëm të cilët kanë mënyra të ndryshme të të vepruarit si President të klubeve respective, por prap të dy e dinë se duhet të jenë të bashkuar në fronte të caktuara nëse klubet spanjolle janë në gjendje të vazhdojnë luftën kundër të ashtuquajturave “ekipe shtetërore”.
Një term i tillë iu referohet Manchester Cityt dhe PSG-së, të cilët kanë mundur të shpenzojnë shuma të mëdha të parave në periudha të shkurta, diçka që “Blaugranët” e kanë ndjerë forcën e plot me largimin e Neymar.
Bashkimi i forcave në favor të ndryshimeve në kupat e brendshme spanjolle do të rrisë të drejtat televizive në të ardhmen dhe do t’u lejojnë klubeve më shumë para për të shpenzuar./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.