Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë në huazim te AC Milan. Kjo është konfirmuar edhe nga vet klubi që ka në pronësi lojtarin, Real Madridi.
Brahim Diaz do të jetë i huazuar te Milani deri në vitin 2023.
“Real Madridi dhe AC Milan janë marrë vesh për huazimin e lojtarin Brahim Diaz për dy sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2023” – thuhej në komunikatën e klubit spanjoll.
Diaz ishte pjesë e Milanit edhe edicionin e kaluar, ku në 28 ndeshje në Serie A realizoi katër gola dhe dhuroi katër asiste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.