×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi e nxjerrë me zor një barazim ndaj Sociedadit

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 23:03

    Real Madridi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1:1 me Sociedadin në ndeshjen e fundit të javës së 25-të në La Liga.


    Pjesa e parë përfundoi e qetë me Real Madridin që nuk arriti të bënte asnjë goditje drejt portës.

    Portu realizoi në minutën e 55-të një gol të bukur me kokë, megjithatë Vinicius Junior shënoi në të 89-tën.

    Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e tretë, pesë më pak se Atletico Madridi i cili ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!