×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi i mungon Benzema dhe 8 lojtarë të tjerë kundër Atalantës në Champions

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 16:06

    Real Madridi ka marrë një goditje të hënën me lajmin se Karim Benzema nuk do të jetë i gatshëm për t’u paraqitur kundër Atalantës në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.


    Trajneri Zinedine Zidane do të udhëtojë drejt Bergamos pa nëntë futbollistë të ekipit të parë, përjashtuar ndonjë befasi të çastit të fundit.

    Mungesa e sulmuesit francez nënkupton se Madridi nuk do të mundë të llogarisë në shënuesin e 17 golave, apo 34% të golave të skuadrës deri tani këtë sezon.

    Por Madridit do t’i mungojnë edhe Sergio Ramos, Eden Hazard, Fede Valverde dhe Rodrygo Goes, të cilët e kanë shënuar nga një gol të paktën deri tani.

    Me fjalë të tjera, Zidane do të udhëtojë drejt Italisë me një skuadër prej e cila i ka shënuar vetëm 23 gola këtë sezon, golashënuesi më i mirë i së cilës është mesfushori Casemiro me gjashtë gola.

    “Këta janë lojtarët që i kemi dhe do të përgatitemi mirë për këtë ndeshje”, tha Zidane para lojës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!