×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi ka një mesazh të veçantë për Agueron pas pensionimit

    Reporteri
    15 Dhjetor 2021 | 16:29

    Sulumesi argjentinas, Sergio Aguero, të mërkurën i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv.

    33 vjeçari u detyrua të varë këpucët në gozhdë pas disa problemeve me rrahjet e zemrës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një konferencë të mbajtur sot në ‘Camp Nou’, mes lotës Aguero konfirmoi që nuk do të jetë më aktiv në futboll.

    Pensionimi i parakohshëm i Sergios ka prekur edhe klubin gjigant, Real Madrid, të cilët me anë të një reagimi për media thënë që ishte kënaqësi të garonin ndaj Agueros.

    Sergio golin e tij të fundit në karrierë e shënoi pikërisht ndaj Realit, në duelin e muajit tetor në ‘Camp Nou’, ku u mposht 2-1.

    Aguero gjatë karrierës së tij ka shënuar 427 gola në 796 paraqitje./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!