×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi konfirmon edhe një rast me Covid-19

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 23:32

    Klubi spanjoll, Real Madridi ka konfirmuar zyrtarisht infektimin e mbrojtësit Alvaro Odriozola me coronavirusin e njohur si Covid-19.


    Përgatitjet para-sezonale nuk kanë shkuar si është më së miri për klubin mbretëror, për faktin se disa lojtar i janë infektuar tashmë.

    Pas infektimit të sulmuesit francez, Karim Benzema dhe mbrojtësit austriak, David Alaba, Los Blancos kanë konfirmuar edhe një rast të ri me coronavirus.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin spanjoll, Odriozola, i cili është i fundit i infektuar në ekipin e Carlo Ancelottit.

    Është vet Real Madridi që me anë të faqeve zyrtare ka konfirmuar infektimin e Odriozolas.

    “Real Madrid CF konfirmon se lojtari ynë Alvaro Odriozola ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!