Real Madridi mund të luajë në Santiago Bernabeu që në ndeshjen kundër Celtas

Punëtorët e ndërtimit janë duke vazhduar punën edhe pse kanë orët e numëruara


Mund të duket e pamundur, por Real Madridi ka arritur që ta këtë gati stadiumin Santiago Bernabeu gjatë ndeshjes në La Liga kundër Celta Vigos më 22 shtator.

Për të pasur sukses në misionin e tyre, punëtorët e ndërtimtarisë nuk e kanë ndaluar punën për momentin derisa stadiumi duhet të adaptohet për lojtarët, tifozët, gazetarët dhe televizionet.

Pasi që janë konsultuar të gjitha palët do të kenë mundësi që të rregullojnë fushën të Real Madridit, ku puna do të përmbyllët tërësisht në janar të vitit 2023.

Kullat e reja janë gati

Derisa puna po vazhdon, kapaciteti i stadiumit do të reduktohet për 50000 tifozë,  por ata të cilët do të mund ta përcjellin ndeshjen me Celtan do të jenë 30 000 tifozëve të cilët do ta ndjekin ndeshjen në Bernabeu, kjo edhe për shkak të masave kundër Covid-19.

Punëtorët kanë punuar kundër orarit dhe janë duke bërë gjithçka që ndeshja me Celtan të luhet aty, derisa fusha që do të vendoset dhe tifozët do të mund të shohin këndet e skeletit të kulmit.

Tribunat B dhe C janë demoluar por tribunat e reja janë vendosur dhe edhe pse janë të përfunduara por ato janë funksionale. Në të njëjtën kohë, zhveshtoret, sistemi PA dhe zona e mediave po ashtu do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme.

Siguri maksimale

Do të jenë më shumë se 200 njerëz që do t’i asistojnë tifozët brenda dhe jashtë Bernabeut, derisa disa porta të reja do të jenë më të gjëra se sa të vjetrat dhe shkallët emergjente janë ndërtuar në rast të ndonjë rasti emergjent.

Material plastik në tribuna

Tribuna në fundin e jugut dhe ajo perëndimore në Bernabeu ende nuk ka përfunduar dhe ato do të mbulohen me material plastik gjatë ndeshjeve të para të Real Madridit në rikthimin në stadiumin e tyre.

Gjatë afateve, ka qenë e pamundur që këto tribuna të jenë gati, pasi që shumica e materialëve do të largohen në stadium në fund të tribunave të jugut ku do të punohet një shpellë që do t’i dërgonte ata në anën perëndimore të fushës.