×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi në tri ndeshjet e para në La Liga do të jetë mysafir

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 22:43

    Real Madridi i ka bërë kërkesë La Ligas që tri ndeshjet e para të edicionit 2019/20 të kampionatit spanjoll t’i luajë në udhëtim për shkak të rinovimeve në stadiumin “Santiago Bernabeu”, ka njoftuar “Marca” të hënën.


    Punimet për rinovimin e stadiumit, që pritet të zgjasin tre vjet e gjysmë, do të nisin për pak ditë në mënyrë që të mos pengohet orari i ndeshjeve, transmeton “Koha Ditore”.

    Në fakt, Reali do të bëjë ndërrimin e kulmit të stadiumit dhe do të shtojë një tribunë për edicionin e ri përpara se të fillojë me punimet e tjera.

    La Liga orarin e ndeshjeve për edicionin e ri do të publikojë të enjten (4 korrik), kurse kërkesa e Realit pritet të aprovohet.

    Ngjashëm si Reali pati vepruar edhe Atletico Madridi para dy edicioneve, kur stadiumi “Wanda Metropolitano” ishte në prag të përfundimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!